VIDEO - Qytetarët Për Jahjagën e Thaçin

Qytetarët e Kosovës janë treguar të ndarë në pritjet e tyre për Preisdentin e ri të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka marrë sot detyrën në krye të shtetit duke e zëvendësuar Atifete Jahjagën.

Kamera e Jëta në Kosovë ka intervistuar disa qytetarë në Prishtinë për atë se e kanë pritur largimin e Jahjagës nga posti dhe ardhjen e Thaçit në postin e ri.

“Nuk ka mundur të jap kontribut këtu se rreth vetit i ka të gjithë të korruptuar” tha Sali Tërmkolli kur u pyet për punën e Presidentes Jahjaga.

Ndërsa të pyetur se çka presin nga Presidenti i ri shumë qytetarë ishin skeptikë.

“Ai është person që është i konsumuar politikisht dhe që për ndërkombëtarët nuk është shumë i pranueshëm”, tha qytetari Shkumbin Beqiri.