Video: Prokuroria heton policët që shqelmojnë qytetarin

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ende është duke hetuar dy policët për të cilët KALLXO.com, ka raportuar vazhdimisht ku shihen tek shqelmojnë një qytetar në sheshin e qytetit të Ferizajt.

KALLXO.com disa ditë më parë ka publikuar pamje, ku shihen tre zyrtarë policorë tek shqelmojnë një qytetar në rrugët e Ferizajt.

KALLXO.com ka kërkuar nga ana e Inspektoratit Policor të Kosovës të dijë në lidhje me masat e tjera të cilat do të merren për policët.

IPK me anë të një përgjigje ka thënë se rasti për të cilin ka raportuar KALLXO.com ka shkuar në Prokurorinë Themelore në Ferizaj së bashku me provat dhe me video-incizimet.

KALLXO.com ka kontaktuar kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari i cili tha se policët janë suspenduar për veprat penale, lëndim trupor dhe përfshirje në rrahje.

“Ende nuk ka ardhur kallëzimi penal për policët për të cilët ju po referoheni. Mund të ju them se të dy janë suspenduar për veprat lëndim trupor dhe përfshirje në rrahje. Nuk është e caktuar masa e suspendimit po besoj se deri në përfundim të hetimeve ata do të jenë të suspenduar më pas do të shohim për masat e tjera”, tha Jashari.

KALLXO.com ka raportuar vazhdimisht me masat të cilat janë marrë për policët të cilët shihen në pamje.

Dy ditë para se KALLXO.com publikoi vido- incizimet, dy policët e stacionit policor në Ferizaj janë suspenduar për një vepër tjetër për të cilën po hetohen.

http://kallxo.com/video-zyrtaret-policore-shqelmojne-te-prangosurin/

http://kallxo.com/hetohen-policet-dyshohen-se-rrahen-publikisht-qytetarin/

http://kallxo.com/suspendohen-policet-qe-shqelmonin-qytetarin-e-prangosur/