VIDEO: Profesori Sulmon Punonjësin në Mobil Shop

Punëtori i një dyqani të telefonave në Prishtinë është ankuar se u sulmua nga një profesor.

Punonjësi i një shitoreje të telefonave në Prishtinë po ankohet se është goditur nga një profesor gjatë orarit të tij të punës.

NDËRLIDHUR

Motivi i sulmit sipas tij ishin disa të dhëna të telefonin e profesorit, të cilin ai e kishte servisuar para disa orësh.

“Problemi është shfaq mas 1 ose 2 ore, kur klienti kthehet në një gjendje trishtuese, shumë nervoz dhe bërtet duke thënë: unë kam gjëra në telefon që munet mem shku kryt posht, e kom shumë kryt ngusht, ti je i vetmi person që i ke pa ato të dhana në telefon”, tha viktima F.P.

Ai pretendon se sulmin e ka të filmuar nga kamerat e sigurisë të cilat i ka ndarë me KALLXO.com.

Siç shihet në kamerat e sigurisë pas kësaj bisede profesori godet punëtorin dhe ik nga vendi i ngjarjes.

Rasti është raportuar në polici, por nuk është marrë ende ndonjë vendim për të dyshuarin.

“Lidhur me rastin në fjalë policia ka shoqëruar në stacion personin e dyshuar B.B, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është kompletuar dhe me datën 21.04.2017 është dërguar në prokurorinë kompetente”, thuhet në përgjigjen e policisë.

KALLXO.com ka tentuar të marrë një përgjigje nga Universiteti i Prishtinës dhe profesori i apostrofuar por nuk ka marrë përgjigje.

11 Korrik 2017 - 20:30

Afërdita Fejzullahu 11/07/2017 - 20:30
NDËRVEPRIMI0

VIDEO: Profesori Sulmon Punonjësin në Mobil Shop

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend