Foto: Ilustrim

Video: Policia Shkatërron Rrjetin e Drogës në Mitrovicën e Veriut

Në edicionin e fundit të emisionit “Drejtësia në Kosovë” janë transmetuar pamjet e njërit prej aksioneve më të mëdha të këtij viti në Mitrovicën Veriore.

Aksioni i cili është realizuar para disa ditësh ka rezultuar me konfiskimin e 81 kilogramëve mariuhanë të cilat ishin të përgatitura për tu shitur në Serbi.  Droga besohet të ketë ardhur nga Shqipëria ndërsa e njëjta përmes Mitrovicës  Veriore ishte destinuar për në tregun Serb. Polici i Kosovës i cili ka drejtuar aksionin ka shpjeguar në pamjet e transmetuara se rrejti ishte i mirë organizuar dhe profesional në mënyrën se si e ka paketuar drogën. Aktivitetet e hetimeve në Veriun e Mitrovicës disa herë kanë rezultuar me arrestimin e grupeve kriminale që transportojnë drogë nga Shqipëria nëpërmjet Kosovës për në tregun e Serbisë.