Policia e Trafikut - Foto: KALLXO.com

Video: Policia Gjobit Shoferët e Autostradës

Hyrja e ligjit të ri për kundërvajtje në fuqi i ka nxjerrë në rrugë Policët e Kosovës. Në masat e ndërmarra janë edhe kontrollet me radarë në rrugë rajonale dhe autostradë. Kamerat e rubrikës “Policia” kanë ndjekur nga afër punën e njërit prej ekipeve të policisë përgjegjës për kontrollimin me radarë.

Gjatë planit i cili është duke vazhduar janë gjobitur dhjetëra presona, dy prej tyre kanë marrë gjoba me para dhe heqjen e pikëve.

Polici përgjegjës për kontrollin me radarë është filmuar tek i kumton kundërvajtësit lajmin se ai do dënohet me mbi 150 euro gjobë dhe heqje të dy pikëve.

Zyrtari policor ka shpjeguar se gjobat kanë qëllim edukimin e shoferëve dhe shtimin e sigurisë në trafik.