Frashër Krasniqi - Foto: Atdhe Mulla

VIDEO: Polemika në mes Frashër Krasniqit, Kadri Veselit dhe Kujtim Shalës

Deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur Frashër Krasniqi në seancën e sotme e vazhdoi fjalën që iu ndërpre më 2 mars.

“Deputetët e PDK-së përfshi edhe kryetarin Veseli edhe disa deputetë të LDK-së na quanin terroristë”, tha Krasniqi.

Ai deklaroi më tutje se kur Apeli vendosi për rigjykim të të akuzuarve për sulmin në Kuvend, iu ndal fjala nga Kadri Veseli.

“Shikoni çka keni bo me rastin tonë, për dy vjet na i keni torutuar tu na thonë terrorista, çka doni me i thanë familjeve tona ?!”, tha Krasniqi.

Kadri Veseli pastaj kërkoi që të mos diskutohet për çështje gjyqësore.

“Kisha dashtë që çështjet e gjyqësisë në këtë Kuvend mos mi trajtu ma. Po keqpërdoret kjo foltore, iu ka ndal fjala sepse i ka fy deputetët, ky mundet me e fy Kadri Veselin çdo ditë, por deputetët me i fy s’i lejoj”, tha Veseli.

Frashër Krasniqit iu përgjigj edhe Kujtim Shala nga LDK-ja.

“Rasti juaj është kthyer në rigjykim, e na sdo duhej të diskutonim fare. Megjithatë tha që ka deputetë të LDK-së që ju dhe këdo në atë process e ka quajtur terroristë, a mund të më tregoni se qysh e ka ermin ai deputet, me emër e mbiemër”, pyeti Shala.

http://kallxo.com/frasher-krasniqi-tregon-cfare-tu-thoshte-deputeteve/