Foto: Kallxo.com

VIDEO – Plagoset një qytetar në rrugën Prishtinë- Mitrovicë

Policia e Kosovës konfirmoi se një person ka mbetur i plagosur sot në Prishtinë, në lagjen ‘Arbëria’ pas një incidenti të armatosur.

Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, tha për KALLXO.com se incidenti ka ndodhur rreth orës 10:00.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Sipas informatave fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona”, tha Ahmeti.

Ajo tha se Policia, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po bën hetimet për incidenti, ka konfiskuar dy armë.

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com

KALLXO.com raportoi më herët për këtë incident.

http://kallxo.com/te-shtena-me-arme-ne-lagjen-arberia-nje-i-plagosur/