Video: Pauza e Stërzgjatur e Punonjësve të Kadastrës në Gjakovë

Një qytetar e ka dërguar në KALLXO.com në të cilën e dokumenton mospraninë e punonjësve të kadastrës së Gjakovës në vendet e tyre të punës, edhe pasi koha e pauzës së drekës ka kaluar.

Qytetari kishte shkuar për të kryer punët që kishte në Komunën e Gjakovës, por edhe pas orës 13:00 nuk i kishte gjetur në vendet e tyre të punës asnjë punonjës të kadastrës në Gjakovë.

“Jemi në Zyrën e Kadastrës qetu qe domethënë është ora 13:10 dhe kërkush nuk është në zyre, domethënë prej dymbëdhjetëve deri në ora një është pauza dhe këtu ka njerëz që janë ka presin në rend, veç shikone çfarë pune janë ka bojnë”, dëgjohet të thotë në video qytetari, duke treguar orën për ta dokumentuar kohën.

Zyrtarja për informim e Komunës së Gjakovës, Abetare Domi, tha për KALLXO.com se komuna do të identifikojë hyrje-daljet e punonjësve të kadastrës në ditën kur është bërë videoja,

“Ju njoftojmë që videon për rastin ne fjalë e kemi adresuar në Zyrë të Personelit e cila me tutje do të identifikojë çeshtjen dhe verifikojë përmes sistemit të hyrje- daljeve për çdo shërbyes civil. Procedurat me tutje do të ndjeken nga Zyra e Personelit pas verifikimit të rastit”, tha Domi.