Kryeshefi ekzekutiv i AUK, Valdet Gjinovci në Komisionin parlamentar për të Drejtat e Njeriut - Foto: KALLXO.com

VIDEO: Kontraste në Deklaratat e AUV dhe Importuesit të Mishit nga Belgjika

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Valdet Gjinovci, në tryezën e organizuar nga Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut, lidhur me skandalin me mishin me afat të skaduar, të importuar në Kosovë, se porsa një mish i tillë është konstatuar është konfiskuar dhe asgjësuar menjëherë dhe nuk është lejuar që të tregtohet.

Gjinovci, në këtë tryezë ku kishte edhe përfaqësues të bizneseve, të inspektorateve komunale dhe të Institucionit të Avokatit të Popullit, theksoi se në rrugë legale mish pa afat nuk ka hyrë në Kosovë.

“Në rrugë legale, institucionale, konfirmoj që nuk është importuar mish pa afat. Për kontrabandë nuk të garantoj. Për kontrabandë është dikush tjetër. Inspektorët e Agjencisë vijën e gjelbër të kufirit nuk e kontrollojnë”, ka theksuar Gjinovci.

Por krejt të kundërtën e kësaj e ka thënë në një intervistë ekskluzive për KALLXO.com, Anton Jupa, pronari i kompanisë “Euro Ida”, e cila ishte e përfshirë në skandalin e mishit nga Belgjika.

Ai ka thënë se kompania e tij vazhdimisht ka importuar mish nga Belgjika, madje duke treguar edhe masën që është importuar.

Jupa është shprehur se nëse ai mish ka qenë pa afat për këtë duhet të marrë përgjegjësi Dogana e cila ka lejuar që ky mish të hyjë në Kosovë.

“Ky mish nuk është i dyshimtë. Aty merr përgjegjësi shteti jonë, Dogana se ajo e ka kontrollu edhe e ka lëshu”, ka theksuar Jupa.

Pronari i ‘Euro Ida’ ka treguar se ky mish është prodhuar dhe është shitur në tregun e Kosovës si suxhuk industrial.