VIDEO: Konfrontim Mes Deputetëve të VV-së e PDK-së

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kacafyten me deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Deputetët Liburn Aliu, Salih Zyba e Xhelal Svecla gati janë përplasur fizikisht me deputetët e PDK-së, Memli Krasniqi e Hajdar Beqën.

Incidenti filloj në momentin kur fjalën e ka marrë ministrja Dhurata Hoxha e deputetët e Vetëvendosjes dhe ata të dorëhequrit filluan t’i bien tavolinës.

Nënkryetari Haliti kërkoi që të shkohet në pauzë, pastaj deputeti Memli Krasniqi dhe Librun Aliu u fjalosën e u shtyjnë, ku u inkuadruan edhe deputetë të tjerë, mirëpo në fund ndërhynë.