Video: Kamioni Bllokon Ambulancën në Prishtinë

Në një video e dërguar nga një qytetarë në KALLXO.com shihet bllokada në lagjen e njohur si lagja e “Katër Llullave”. Një autoambulancë nuk ka mundur të kaloj për shkak se një kamion që furnizonte lokalin në pikë të ditës ishte parkuar në rrugë.

Stafi i ambulancës e cila kishte të ndezura dritat vezulluese ka dalë jashtë për ta orientuar makinën.