Arkiv - Nikola Kabashiq. Foto: Kallxo.com

Video: Kabashiq: Flet për Fletarrestin Ndaj Zvonko Veselinoviqit

Në intervistën ekskluzive të dhënë për “Drejtësia në Kosovë”, kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë Nikolla Kabashiq foli edhe për fletëarrestin ndaj Zvonko Veselinoviqit.

Kabashiq tha se nuk e di a ka fletarrest ndaj Veselinoviqit.

“Nuk e di, nuk e di që ekziston një rast i tillë, në gjykatë me siguri nuk kemi një lëndë të tillë nuk e di a ka lëndë të tillë në prokurori”, tha Kabashiq.

Gjyqi vepron vetëm kur t’i vijë aktakuza, ai nuk merret me hetime, fletarreste, bastisje, tha më tutje Kabashiq.

Kreu i gjykatës më tutje konstatoi se nuk mund të dijë për të gjitha lëndët që i ka gjykata.

“Nuk e di, sipas disa informatave i kam pasur 80 mijë lëndë në punë, a me te vërtetë mendoni se unë e di se çka përmban secila nga ato lëndë”, theksoi Kabashiq.

Fjalët e Kabashiqit për Zvonko Veselinoviqin mund t’i ndiqni në vijim.

Dje Kabashiq tha se është kryetar i gjykatës së Republikës së Kosovës.