VIDEO - Hajnat Xhirohen Gjatë Aksionit të Vjedhjes në Prishtinë

Mbrëmë pas mesnatës ka ndodhur një vjedhje në marketin “Albi” që gjendet në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com një video, ku shihen 3 persona duke u larguar nga ky market.

Qytetari tregoi për KALLXO.com se derisa po bëhej gati të flinte ka dëgjuar alarmin e marketit “Albi” dhe aty ka parë 3 persona që po largoheshin me nxitim.

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë për ta pyetur rreth këtij rasti por me gjithë pritjen e gjatë nuk ka marrë përgjigje.

Rasti nuk është përfshirë as në raportin e përditshëm të Policisë.