Policia e Kosovës (Ilustrim) - Foto: KALLXO.com

VIDEO: Grabitje e Armatosur në Dy Banka në Prishtinë

Në një interval kohor prej 20 minutash në Prishtinë janë grabitur filialet e dy bankave.

Së pari, rreth orës 16:00 Policia është njoftuar për grabitjen e filialit të TEB Bankës në lagjen “Dardania”.

Njëzet minuta më vonë, cak i grabitjes ishte filiali i “Raiffaisen Bank”-ës në Breg të Diellit.

KALLXO.com ishte te filiali i kësaj banke, ku Policia dhe Forenzika po i kryenin hetimet e nevojshme.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Agron Borovci, në të dy rastet grabitësit kanë qenë të armatosur dhe se gjatë grabitjes në Dardani ka pasur edhe të shtëna, por nuk ka pasur të lënduar.

Po ashtu, Policia ende nuk e di shumën e parave të grabitura.