ilustrim Lëndë narkotike e sekuestruar nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Video: Gjuetia Ndaj Drogës në Veriun e Mitrovicës

Filmime ekskluzive të një aksioni të Njësisë së Antidrogës në veriun e Mitrovicës janë shfaqur në emisionin “Drejtësia në Kosovë“.

Aksioni i udhëhequr nga Njësia e Antidrogës, e cila vepron në veri të vendit, ka përfunduar me shkatërrimin e një rrjeti dilerësh.

Zyrtari policor përgjegjës për hetimin ka treguar se rrjeti ishte mbikëqyrur për disa javë nga Policia.

“Kemi konfiskuar rreth 220 paketime të drogës të cilat janë të gatshme për treg”, ka thënë zyrtari policor.

I njëjti ka sqaruar se grupi shiste narkotikët në rrugët e Mitrovicës së Veriut.

Në filmimet e transmetuara shihen paketimet e përgatitura për treg.