Foto: Kallxo.com

VIDEO - Gjobat e Kontestueshme të Policisë

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi hulumtimin i cili sjell pikëpyetje të mëdha në bazën ligjore mbi të cilën Policia e Kosovës është duke shqiptuar gjobat të larta në trafik.

Dilema e ngritur nga gjykatës e ekspertë ligjorë qëndron në mospërputhjen në mes Ligjit të Trafikut atij të Kundërvajtjes dhe një Rregulloreje të cilën e ka nxjerrë Ministria e Punëve të Brendshme e cila i lejon policisë të shqiptojë gjoba në vend të ngjarjes deri në 500 euro.

Një situatë e tillë i ka vënë në pozitë të paqartë edhe gjykatësit të cilët deri më tani kishin trajtuar rastet e kundërvajtjeve.

“Është punë e ligjvënësit që ka menduar  ashtu ne veprojmë me ligjin tonë që tani e kemi në fuqi, dhe sipas mendimit tim duhet me u shfuqizua ai nen 259 dhe me e pru me një akt tjetër administrativ dhe se a do të vlen nuk e kam edhe unë të qartë por ligjvënësi e dinë me mirë”, tha Sefer Gutaj gjyqtari i kundërvajtjeve në gjykatën e Prizrenit.

“Aty ka pak dilema edhe të qytetarët sepse me fillimin e këtij viti ka dalur në aplikim ligji i kundërvajtjeve dhe njëfarë ngatërrim edhe te ligji i rregullave të trafikut rrugor, edhe pse na kemi filluar ta zbatojmë ligjin e kundërvajtjeve”, tha Imri Sejda, gjyqtar i kundërvajtjeve në gjykatën e Ferizaj.

Neneve të ligjeve tjera me ligjin e kundërvajtjes nuk janë  harmonizuar ende edhe pse ligji për kundërvajtje ka filluar të zbatohet.

Deklaratat e gjyqtarëve mund t’i ndiqni në linkun e mëposhtëm: