VIDEO – Gjithçka që Ndodhi në Gjykatë Gjatë Seancës ndaj Aktivistëve të VV-së

Katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje u gjetën fajtor dhe u dënuan më 21 vjet e 6 muaj burg për kryerjen e sulmit në Kuvendin e Kosovës nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

KALLXO.com sjell pamje ekskluzive të momentit të shpalljes së aktgjykimit, reagimit të akuzuarve dhe familjarëve të tyre dhe deklarimet e mbrojtësve të tyre.

Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burg, Frashër Krasniqi me 8 vjet, Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmë ndërsa Adea Batusha me 2 vjet burg.

Mbështetësit e të akuzuarve në sallë kanë protestuar në momentin kur gjykatësi i shpallte aktgjykimet dhe kjo ka bërë që ai të urdhërojë nxjerrjen nga salla të disa pjesëmarrësve.