Video: Gjergj Dedaj i ankohet Haradinajt për Behgjet Pacollin

Kryeministri Ramush Haradinaj i ka mbledhur zëvendësministrat e qeverisë së tij, të cilët në numër janë mbi 80.

Qëllimi i këtij takimi është pranimi i raporteve të punës së zëvendësministrave për punën e deritanishme.

“Kjo është një dëshmi që secili e ndjen peshën e përgjegjësisë, ju e dini që keni përgjegjësi ligjore kushtetuese. Raportet janë një raportim i aktiviteteve tuaja, këto janë dinamikat e juaj, kjo është dëshmi që ju keni hy në punë jeni në temën e juaj. Jam thellë i bindur se 6 muaj më vonë ju të gjithë jeni në temë, nëse ju e keni vëmendjen e juaj se çka ka ndryshuar prej juve, nëse shkojmë në këtë frymë jam i bindur se deri në fund vit do shohim ndryshime të tjera”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Ai ka shtuar se nevojitet seriozitet në punë dhe aktivitete të qarta për atë se çfarë është punuar.

“Ka pas një seriozitet të gjithë juve, na nevojitet aktivitet dhe angazhim narrativ se çka janë rezultatet e punës tonë si zv/ministra”, ka thënë Haradinaj.

Në fjalën e tij zv/ministri i Punëve të Jashtëm ka shprehur pakënaqësinë për siç ka thënë ai ka muaj që nuk komunikon me shefin e tij, ministrin Behgjet Pacolli.

“Unë kam vërejtje me komunikimin që kemi me Ministrin. Mund të themi që sot e gjashtë muaj nuk kemi asnjë komunikim. Unë ende nuk e di zyrën e ministrit tim”, ka thënë Dedaj, para se të largoheshin mediat nga salla ky po mbahet ky takim, me dyer të mbyllura.

14 Maj 2018 - 07:22

Doruntina Baliu 14/05/2018 - 07:22
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend