Ramush Haradinaj i kotur në Kuvend - Foto: Atdhe Mulla

VIDEO: Flej Kryeministër Flej

Kryeministri Ramush Haradinaj është kapur sot nga kamerat dhe fotoreporterët të KALLXO.com i përgjumur në Kuvendin e Kosovës, përderisa deputetët po diskutonin për marrëveshjen e Demarkacionit.

E dikur, zyrtarë të AAK-së kishin ironizuar me zyrtarët qeveritarë duke iu thënë “Ministër, Flej Flej”.

Shefi i kabinetit të Kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi i ftuar në debat zgjedhor në fushatën e zgjedhjeve të 2010 në emision Jeta në Kosovë i drejtohet ministrit të atëhershëm, Besim Beqajt me fjalët “Ministër, Flej Flej”.

E sot është pikërisht ‘shefi’ i Avni Arifit, kryeministri Haradianj që u fotgrafuar i përgjumur në Kuvend të Kosovës.