Video Ekskluzive: Policia Zbulon Molotovët

Njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë bllokuar për disa orë hyrjen e garazheve në lagjen Dardania të Kryeqytetit.

Reporterët e KALLXO.com të cilët kanë qëndruar nga mëngjesi në vendin e ngjarjes sjellin video materialin e intervenimit të parë të policisë.

Në pamjet filmike shihen polic të njësive speciale duke thyer dyert e garazheve e po ashtu policët e forenzikës të cilët ekzaminojnë çantat në të cilat janë gjetur dhjetëra shishe të xhamit të mbushura me benzinë dhe material djegëse.

Policia ka raportuar se rreth 50 çanta me koktej molotovi janë gjetur në atë garazhë më lagjen “Dardania” të Prishtinës.