Video: E Pamja për Lavdrim Muhaxherin në Kaçanik

Në Kaçanik është hapur e pame për Lavdrim Muhaxherin, pasi mediet raportuan për vrasjen e tij.

Familjarë të Muhaxherit, ish-udhëheqësit të shqiptarëve në ISIS nuk deshën të flasin për KALLXO.com, duke thënë se janë në dhimbjen e tyre.

KALLXO.com ju sjell pamje të shkuarjes për kryeshëndosh te e pamja për Lavdrim Muhaxherin.

Policia e konfirmoi sot për KALLXO.com vdekjen e një kosovari në Siri, por deklaroi se për shkak të rrethanave të atjeshme nuk dihet nëse i vrari është Lavdrim Muhaxheri.

http://kallxo.com/policia-nje-kosovar-eshte-vrare-ne-siri/