Foto: Ministria e Infrastrukturës

Video e Autobusit që Doli nga Rruga në Brezovicë

Kallxo.com ka siguruar një video amatore të autobusit i cili pasditen e sotme doli nga rruga në  Brezovicë.

Në pamjet e siguruara shihet autobusi i dalë nga rruga dhe njerëz të tjerë rreth tij.

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj dhe autoritetet kompetente kanë njoftuar se askush nuk është lënduar. Pas intervenimit të policisë dhe FSK-së autobusi është rikthyer në rrugë dhe rruga është hapur për qarkullim.