Junik

VIDEO - Dyshime për ‘Tren Bullgar’ në Junik

Në qendrën e votimit në shkollën “Edmond Hoxha” në Junik, dje gjatë procesit të votimit është vërejtur mungesa e një fletëvotimi.

Kjo ka ngritur dyshime për praninë e fenomenit të quajtur “treni bullgar” në këtë qendër të votimit.

Një video e dërguar në KALLXO.com brenda kësaj qendre të votimit tregon një situatë në të cilën ngjallen dyshime për nxjerrjen jashtë të një fletëvotimi.

Kryesuesi i qendrës së votimit e ka shkatërruar këtë fletëvotim.