Mallrat e kapura nga Dogana | Foto: Dogana e Kosovës

Video: Dogana në Aksion Kundër Pijeve

Në edicionin e radhës të rubrikës “Dogana” KALLXO.com ju sjell reportazhin nga aksioni i konfiskimit të dhjetëra paketimeve me pije të kontrabanduara.

Në aksionin i cili është zhvilluar në rajonin e Mitrovicës, Dogana e Kosovës konfiskon dhjetëra shishe “Coca Cola” të ngarkuara në një makinë “Fiat Tipo”.

Shoferi i makinës sipas oficerëve doganorë është gjobitur me një gjobë mandatore ndërsa malli i kontrabanduar është konfiskuar.

KALLXO.com është duke transmetuar një seri filmimesh të realizuara në bashkëpunim me Doganat e Kosovës.