VIDEO: Aksident në magjistralen Prishtinë- Pejë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot pasdite në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com video-pamje nga ky aksident.

Në këto pamje shihen dy automjete të aksidentuara.

Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident.

Në pamje shihet se Policia është në vendin e ngjarjes.

Po ashtu, në pamje shihet edhe një kolonë e automjeteve e formuar si rezultat i mbylljes së pjesshme të rrugës nga automjetet e aksidentuara.