VIDEO: Aksident i rëndë në rrugën Pejë-Prishtinë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Pejë-Prishtinë.

Sipas pamjeve të dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar, në këtë aksident janë të përfshira dy automjete.

Qytetari ka thënë se aksidenti ka ndodhur afër fshatit Drenoc.

Sipas pamjeve, njëra prej veturave të aksidentuara ka dalë jashtë rruge dhe është rrokullisur.

Nuk dihet nëse ka të lënduar.

Sipas pamjeve, Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes.