Vetura Rrokulliset në Magjistralen Prishtinë- Fushë Kosovë

Policia e Kosovës konfirmoi aksidentin në të cilin kanë qenë të përfshira dy vetura ndërsa KALLXO.com ka siguruar pamje pak momente pas aksidentit.

“E kemi marrë një informacion rreth orës 13:25 për një aksident me lëndime në të cilin kanë qenë të përfshira dy vetura. Policia është në vend të ngjarjes dhe po i heton shkaqet e aksidentit”, tha për KALLXO.com, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.