Foto: Ilustrim

Vetura Godet për Vdekje Këmbësorin

Sot rreth orës 6:00 një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në fshatin Ribar i Madh të  Lipjanit.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi komandanti për trafikut rajonal të Prishtinës, Milaim Fejzullahu.

Sipas tij, në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Këmbësori, 59 vjeçar, pas lëndimeve  të marra është dërguar në QKUK por nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve të marra nga goditja e veturës.