Foto-ilustrim

Vetura Godet për Vdekje Fëmijën 5 Vjeçar

Në magjistralen Prishtinë- Pika kufitare Mutivodë, në fshatin Makovc, sot rreth orës 11:25 ka ndodhur një aksident trafiku nga i cili ka mbetur i vdekur një fëmijë i moshës 5 vjeçare.

Fëmija është goditur nga një veturë Golf 2 kishte marrë lëndime të cilave nuk ka mundur t’u mbijetojë duke vdekur rreth orës 22 në QKUK.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar majori Milaim Fejzullahu.

‘’Kemi marrë informatën që fëmija i cili është goditur sot nga një Golf 2 në fshatin Makovc ka vdekur në QKUK tani rreth orës 22:00’’, tha Fejzullahu.

Ai tha për KALLXO.com se me vendim të prokurorit vozitësi i automjetit është dërguar në paraburgim për 48 orë.

Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në obduksion.