Skenderaj | Foto: Atdhe Mulla

Vetura godet këmbësorin në Skenderaj

Dje rreth orës 16 në rrugën “Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj,  një  këmbësor është goditur nga një veturë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari derisa po drejtonte veturën nga pakujdesia ka goditur këmbësorin të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës për trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.