Aksidenti mbrapa Teatrit Kombëtar.

Vetura godet këmbësoren në Prishtinë

Një veturë taksie ka goditur një këmbësore në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë mbrapa Teatrit Kombëtar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14.

Në vendin e ngjarjes është parë ambulanca e cila e ka marrë këmbësoren për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com fotografi nga aksidenti.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha se viktima e këtij aksidenti është dërguar për trajtim mjekësor.

“Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 14:05, ku një veturë ka goditur një këmbësore. Këmbësorja është dërguar në emergjencë, policia po merret me rastin”, tha Borovci për KALLXO.com.

Aksidenti mbrapa Teatrit Kombëtar.