Vetura Godet dy Këmbësorë në Qendër të Gjakovës

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 10 në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë, pikërisht para Hotel “Pashtriku”.

Sipas policisë, deri te aksidenti ka ardhur përderisa një automjet udhëtarësh në lëvizje nga pakujdesia në vend kalimin për këmbësor i ka goditur dy këmbësore,. Njëra 18 e tjetra 19 vjeçare, duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Personat e lënduar menjëherë janë dërguar në Emergjencën e spitalit nga qytetarë të rastit nga vendi i ngjarjes.

Ngasësi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin menjëherë është paraqitur në polici dhe me hetimin e rastit po merren hetuesit e aksidenteve të Trafikut Rajonal të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, thuhet në komunikatën e Policisë.