Vetura e Aksidentuar Përplaset me Lokalin

Aksidenti ka ndodhur në Rrugën “Mbretëresha Teutë” të Mitrovicës, ndërsa njëra nga makinat e përfshira në aksident ka dalë nga rruga duke u përplasur në një lokal aty pranë.

Lajmin për KALLXO.com e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës Avni Zahiti.

“Dy persona kanë marrë lëndime të lehta trupore pasi që janë përfshirë në një aksident,” tha Zahiti.

Ai bëri të ditur se nga përplasja e veturës me lokalin nuk ka të lënduar tjerë.

“Njëra nga veturat që është përplasur në lokal, e ka thyer xhamin e lokalit dhe nuk ka lëndime tjera nga kjo përplasje,” tha Zahiti. [interaction id=”56d3282f36e5105a3a15059d”]