Vetura dhe dy motoçikleta aksidentohen në Prizren

Në rrugën, Prevallë – Prizren është raportuar një aksident trafiku me përfshirjen e dy motoçikletave dhe një veture me vozitë meshkuj të komunitetit shqiptar.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy motoçiklistët.

Njëri prej tyre me lëndime të rënda është i hospitalizuar në spitalin rajonal të Prizrenit.

Me vendimin e prokurorit rasti mbetet të hetohet.