Aksident trafiku - Foto: Rtv21

Vetura Del nga Rruga- Vdes 65 Vjeçja

Një aksident ka ndodhur pasditen e së dielës në afërsi të Fierit, si pasojë e së cilit ka vdekur një person.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 16.30 të ditës së djeshme, në Varibop të Fierit ku një veturë e tip “Volkswagen”, doli nga rruga.

Për pasojë mbetën të lënduar dy bashkëshortët K.Hila 70 vjeç dhe Fatbardha Hila, 65 vjeçe, banues në Varibop.

Por, si pasojë e lëndimeve të marra, gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, gruaja ka vdekur.

Janë duke u zhvilluar hetimet për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e aksidentit.