Vetëvritet një Person në Gjakovë

Një person i moshës 45 vjeçare, sipas policisë dyshohet se është vetëvrarë në Gjakovë.

Lajmin e ka bërë të ditur për KALLXO.com komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë Kristë Gjoka.

Gjoka ka treguar se ngjarja ka ndodhur në Rrugën “Bajram Curri”.

“Viktima është dërguar pa shenja jete në Spitalin ‘Isa Grezda’ në Gjakovë. Dyshimet e para janë për vetëvrasje”, tha Gjoka për KALLXO.com.

Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Gjakovës Lirie Podrimaj tha se lajmin për të shtënat në Rrugën “Bajram Curri” policia i mori  në orën 10 e 30 të ditës së sotme.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka mësuar se personi V.N rreth 45 vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri/pistoletë”, tha Podrimaj.

Ajo tregoi se “policia në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po merr masat e nevojshme hetimore lidhur me rastin”.

Në orët e para të ditës së sotme ndodhi edhe një vrasje e dyfishtë në Plloqicë të Malishevës.

09 Mars 2018 - 12:18

Lekë Muqaj 09/03/2018 - 12:18
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend