Vetëvritet i Burgosuri

Një 48-vjeçar nga Berati i ka dhënë fund jetës në burgun e Zaharisë, ku edhe vuante dënimin.

Sipas policisë “ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 11:30, ku në ambientet e burgut Zahari, Krujë, është gjetur i vetëvarur shtetasi T.Z. (i dënuar për vrasje), banues në Berat”.

Nga ana e Policisë kryen veprimet e para procedurale në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe dyshohet se ky shtetas është vetëvarur me çarçaf në ambientet e burgut.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, materialet për 48 vjeçarin i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për vlerësim.