Vetëvendosjes i Mbesin Vetëm 6 Deputetë në Seancë

Pas përjashtimit të disa deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes, tani kjo ka mbetur me vetëm 6 deputetë brenda.

Albin Kurti, Glauk Konjufca, Rexhep Selimi, Albulena Haxhiu, Adem Mikullovci dhe  Saranda Bogujevci janë deputetët që mund të marrin pjesë në vazhdimin e seancës që pritet të filloj shumë shpejt.

Deri më tani Vetëvendosjes u janë përjashtuar dhe arrestuar 13 deputetë.

Në total grupi parlamentar i Vetëvendosjes numëron 19 deputetë pas ndarjes së një grupi të deputetëve të cilët kaluan në grup të pavarur dhe kalimit të Donika Kadajt Bujupit në AAK.