Vetëvendosje tërheq nga rendi i ditës debatin e kërkuar parlamentar

Pasi erdhi në sallë, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca kërkoi që debati parlamentar i kërkuar nga ta, të tërhiqet nga rendi i ditës, për t’u shtyrë për një seancë tjetër, me arsyetimin se debati nuk mund të mbahet pa praninë e kryeministrit.

Bëhet fjalë për debatin parlamentar, me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me gjetjet e Raportit të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.

“Të shtyhet si debat e si miratim i rezolutës për një seancë tjetër”, tha Konjufca.

‘Me kërkesë të propozuesit, tërhiqet kërkesa’, tha kryesuesi Xhavit Haliti.

Seanca po vazhdon me debatin parlamentar për skandalin me mishin e prishur.