Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës
Vetëvendosje Sot Voton për Shpend Ahmetin
06.8.2017 - 10:29
Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka njoftuar se gjatë afatit për pranimin e kandidaturave për kryetar komune, kanë pranuar vetëm një deklaratë kandidature.
“Ky formular kandidimi me nënshkrimet e nevojshme nga Këshilli i Qendrës së Prishtinës është dorëzuar nga Shpend Ahmeti dhe është miratuar si i rregullt proceduralisht nga Komisioni”, thuhet në komunikatë.
VV ka njoftuar se zgjedhjet e brendshme nëpërmjet demokracisë së drejtpërdrejtë – një anëtar, një votë – do të mbahen sot, e diel.
“Anëtarët do të kenë mundësinë të votojnë për kandidatin Shpend Ahmeti në vendvotimet e hapura në të gjitha pikat e Qendrës së Prishtinës”, thuhet në komunikatë. /21 Media