Vetëvendosje Merr Përgjegjësinë për Lotsjellësin

Lëvizja “Vetëvendosje” tregoi se sot aktivistë të saj hodhën lotsjellës gjatë inaugurimit të Hashim Thaçit për President.

Ky subjekt politik me anë të një videoje shfaqi pamje të aksionit që tha se u bë për ta kundërshtuar këtë inaugurim.

“Hashim Thaçi nuk është dhe kurrë nuk do të jetë president i Republikës së Kosovës. Nuk do ta pranojmë e njohim asnjëherë si president të Republikës sonë. Do ta kundërshtojmë vazhdimisht dhe pa kompromis. Siç e kundërshtuam sot!,” thuhet në njoftimin e VV-së.

Kjo lëvizje e paraqiti edhe mendimin e saj se si u zgjodh Thaçi President.

“Ai u zgjodh si rezultat i shantazhit dhe blerjes së deputetëve të LDK-së dhe si rezultat i kompromiseve ndaj Listës Serbe të Serbisë.Ai u zgjodh vetëm pasi anuloi demokracinë, duke nxjerrur dhunshëm nga Kuvendi dhe duke arrestuar deputetët e opozitës,” thuhet më tutje në njoftimin e “Vetëvendosjes”.

Sipas policisë 12 persona janë arrestuar dhe një polic është lënduar pas hedhjes së lotsjellësit.

Bilanci i Inaugurimit, 12 të Arrestuar, 1 Polic i Lënduar

Edhe dje gjatë betimit të Thaçit në Kuvend, aktivistë të “Vetëvendosjes” gjuajtën me gurë drejt ndërtesës së legjislativit, duke thyer edhe një xham të sallës ku zhvillohej ceremonia e betimit.

http://kallxo.com/mjetet-te-cilat-u-sulmua-kuvendi/

08 Prill 2016 - 12:58

Kallxo 08/04/2016 - 12:58
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend