Foto: Facebook

Vetëvendosje Mbledh Kryesinë për Koalicionin

Pas takimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës rreth një mundësie për koalicion Kryesia e Lëvizjës Vetëvendosje është në takim të brendshëm dhe pritet të dalë së shpejti me një qëndrim zyrtar. Shkodran Hoti, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje konfirmoi për KALLXO.com se Lëvizja Vetëvendosje është në takim të brendshëm .

“Lëvizja është në një takim të brendshëm, kryesia [e partisë] ku janë duke diskutuar besoj për situatën e fundit në përgjithësi”, tha Hoti Hoti tha se VV do të dalë shumë shpejt me një qëndrim zyrtar për vendimet e marra në këtë mbledhje. “Pas takimit do të dalin me një qëndrim qoftë përmes deklaratave apo konferencës”, tha Hoti.