Foto: Facebook

Vetëvendosje Kërkon Dorëheqjen e Aida Dërgutit nga Kryesia e Kuvendit

Albulena Haxhiu, deputete e VV-së, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ka kërkuar dorëheqjen e Aida Dergutit nga Kryesia e Kuvendit pasi ajo më nuk e përfaqëson Vetëvendosjen.

“Në emër të grupit parlamentar kërkuam që Dërguti ose të dorëhiqet se nuk e përfaqëson më VV-në ose ne duhet të nisim procedurat për shkarkimin e saj. Po të kishte moral në politikë Dërguti do të duhet të dorëhiqej nga kjo pozitë se nuk e përfaqëson më VV-në, nëse nuk dorëhiqet ne do të kërkojmë shkarkimin e saj nga Kuvendi”, ka theksuar Haxhiu në konferencën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ajo shpjegoi se në mbledhjen e Kryesisë në emër të VV-së ka kërkuar që Dërguti të japë përgjigje për këtë por që nuk ka marrë ndonjë përgjigje prej saj.

Aida Dërguti është larguar nga VV pas daljes së mesazhit të saj fyes ndaj Albin Kurtit dhe tashmë është pjesë e grupit të ri parlamentar prej 12 deputetësh.