Vetëvendosje: Edhe Pas 19 Vitesh nuk ka Drejtësi për Reçakun

Në 19 vjetorin e Masakrës së Reçakut një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje i kryesuar nga kandidati për kryetar të Lëvizjes, Albin Kurti, bëri homazhe tek Kompleksi Përkujtimor në Reçak.

Masakra e Reçakut është ngjarja e trishtuar e cila kishte ndikuar më së shumti për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

“Pavarësisht se kanë kaluar 19 vite kur forcat policore e paramilitare serbe kishin kryer masakrën tronditëse për njerëzimin, duke vrarë 45 civilë, nuk ka drejtësi për këtë rast dhe kriminelët që e urdhëruan dhe që ekzekutuan këtë masakër ende nuk janë dënuar”, thuhet në postimin e VV-së në Facebook.

Liderë të shtetit, po ashtu morën pjesë në homazhe dhe akademinë përkujtimore për viktimat e masakrës.

http://kallxo.com/thaci-recaku-zgjoi-ndergjegjen-e-botes/