Presidenti Hashim Thaçi mban fjalim në Kuvend në seancën solemne për nder të përvjetorit të Pavarësisë - Foto: KALLXO.com

Vetëvendosje e Nisma Bojkotojnë Fjalimin e Thaçit

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Nismës për Kosovën kanë bojkotuar fjalimin e presidentit Hashim Thaçi në seancën solemne me rastin e 9-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Përderisa deputetët e Vetëvendosjes nuk ishin të pranishëm fare në sallë gjatë, ata të Nismës e braktisën seancën pas intonimit të himnit të Kosovës.

Deputetët e dy partive opozitare u kthyen në sallën e Kuvendit vetëm pasi presidenti Thaçi e përfundoi fjalimin e tij në këtë seancë solemne. Ndërsa ata të AAK-së qëndruan në sallë gjatë tërë kohës.