Veteranët Sot Bllokojnë Maunat në Magjistralen Prishtinë-Shkup

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së ka paralajmëruar për sot në mesditë protestë me bllokim maunash.

Përfaqësues të këtij këshilli do të vendosen mes Hanit të Elezit dhe Kaçanikut, ndërsa pritet të bllokojnë maunat që qarkullojnë në pikën kufitare me Maqedoninë.

Daljen në rrugë pjesëtarët e këtij këshilli e kanë arsyetuar me vonesën e publikimit të listave përfundimtare të veteranëve dhe kategorive tjera të dala nga lufta e UÇK-së.

“Nëse nuk marrim një përgjigje prej komisionit, pikërisht prej Agim Çekut, na kemi me u munduar me blloku totalisht, pavarësisht pasojave që kemi me i bartë”, tha para persë ditësh përfaqësuesi i këtij këshilli në Kaçanik Jeton Kuçi.

Po atë ditë kryetari i Këshillit Xhevdet Qeriqi paralajmëroi  se nëse qeveria nuk fillon ta zbatojë Ligjin për Veteranët, ky këshill do të mundohet të bëjë bllokim total me anë ttë protestave në kryeqytet dhje të gjitha pikat tjera kufitare.

Protesta ë sotme është thënë se do të zgjasë 24 orë.