Protesta kundër dënimeve në Rastin Kumanova | Foto: KALLXO..com

Veteranët Protestojnë për Dënimet në Rastin Kumanova

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës zgjodhën Ditën e 28 Nëntorit për të protestuar kundër dënimeve në Rastin Kumanova.

Ata po mbajnë parullat “Drejtësi për Padrejtësi”, “Të Gjithë Jemi Grupi Kumanova” dhe “Le të Zbardhet e Vërteta”.

Muhamet Bilalli nga tri shoqatat e dala nga lufta tha se të burguosurit dhe të vrarët e Kumanovës janë luftëtarë lirie.

“Ata janë luftëtarë të lirisë pa marë parasysh se si i quan politika”, tha Bilalli.

Ai më tutje fajësoi Kosovën dhe Shqipërinë që nuk ndriçuan ngjarjet që ndodhën në Kumanovë në vitin 2015.

“Dy repuplikat nuk e panë të rrugës të ndriçojnë prapaskenat që kanë ndodhur në këtë luftë”, tha Bilalli.

Ndërsa Frashër Rracaj nga Lëvizja Shqipëria e Bashhkuar tha se sot Prishtina po kërkon të kthehet drejtësia.

“Sot Prishtina po e shpalos mesazhin e padrejtësisë shekullore dhe kërkon qe të kthehet dretësia shekullore”, tha Rracaj.

Dashurie Sefaj, kryetarja e këshillit familjar të Grupit Kumanova tregoi pse në ditën e sotme nuk po festohet, por po protestohet.

“Arsyeja që ne po protestojmë sot e nuk po festojmë është dënimi që iu dha atyre që luftuan për të mirën e shqiptarëve në përpjekje për të përmirësiar jetën e shqiptarëve atje të cilët diskriminohen”, tha Sefaj.

Protesta përfundoi me një këngë që iu kushtua grupit që luftoi në Kumanovë.

Të burgosurit pas luftimeve në Kumanovë më 9 e 10 maj të vitit 2015 u dënuan nga një gjykatë në Shkup me 746 vjet burg.

Në përleshjet e para dy vjetëve në Kumanovë vdiqën tetpë policë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Një marsh në Prishtinë kundër dënimeve të Grupit Kumanova u zhvillua edhe më 3 nëntor.

http://kallxo.com/marsh-ne-prishtine-pas-denimeve-per-perleshjet-ne-kumanove/

Atë ditë para protestuesve doli edhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

http://kallxo.com/debati-kryeministrit-te-sporteve-te-renda/

KALLXO.com e ndoqi live protestën e sotme.