Foto-ilustrim

Vetaksident në Kamenicë, Vdes Vozitësi

Në fshatin Topanicë në Kamenicë dje rreth orës 19:25 ka ndodhur në vetaksident trafiku në të cilin ka humbur jetën një person.

Sipas raportit ditor të policisë, viktima duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një shtëpizë. Goditja i ka shkaktuar atij lëndime vdekjeprurëse.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.