Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli - Foto: KALLXO.com

Veseli: Vendimmarrje të Mëdha ose Humb Kuptimi i Koalicionit

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, kryeparlamentari Kadri Veseli tha se pret vendimmarrje të mëdha në Kuvend dhe qeveri.

“Nuk duhet të humbim kohë, duhet të ketë vendimmarrje në këtë vend, pres shpejt që të kemi vendimmarrje në Kuvend dhe Qeveri, përndryshe humb kuptimi i një vazhdimësie politike dhe koalicionit”, tha Veseli.

Kosova sipas tij, nuk guxon të stagnojë por duhet të ecë përpara në zhvillimin ekonomik dhe integrimet euro-atlantik.

Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit u pyet edhe për mocionin e votëbesimit të qeverisë të iniciuar nga Nisma. Tha se opozita nuk e ka bërë koalicionin, prandaj nuk mundet as ta rrëzojë.

Po pas mbledhjes së kryesisë, shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën Valdete Bajrami tha se mocioni i votëbesimit të qeverisë do t’i shkojë Kuvendit në fund të javës tjetër.

http://kallxo.com/bajrami-mocioni-ne-kuvend-ne-fund-te-javes-tjeter/