Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli - Foto: Facebook

Veseli Uron Shqiptarët e Maqedonisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar qytetarët shqiptarë të Maqedonisë pas miratimit nga Kuvendi i Maqedonisë të Ligjit për Gjuhët.

Veseli ka shfaqur shpresën se miratimi i Ligjit do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, jo vetëm në këtë shtet por në mbarë rajonin.

Ky është postimi i plotë i kryeparlamentarit Veseli në profilin e tij në “Facebook”:

“Urimet më të përzemërta për bashkëatdhetarët tanë në Maqedoni për përmbushjen e një të drejte legjitime thelbësore. Falënderoj kolegët e mi të Parlamentit të Maqedonisë për miratimin e ligjit të gjuhës, i cili do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, jo vetëm në këtë shtet por në mbarë rajonin. Ngjarja e sotshme shënon një hap të rëndësishem në përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe në arritjen e standardeve të larta të realizimit të të drejtave të njeriut që kërkohen në kuadër të integrimeve Euro-Atlantike”.